LSDM në Pehçevë, Berovë dhe Dellçevë

Maqedonia

LSDM në Pehçevë, Berovë dhe Dellçevë

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 18:09
Kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev

Lidhja social demokrate e Maqedonisë gjatë ditës së djeshmë fushatën e sajë parazgjedhore e ka realizuar në Pehçevë, Berovë dhe tubimin qendrorë në Dellçevë.

Kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev u fokusua në ndryshimet e realizuara deri më tani, nga të cilat siç tha ai, qytetarët do të kenë përfitime, si: rritja e pagës minimale, kthimi i tarifës së lirë të energjisë elektrike etj.

Ai paralajmëroi investime në infrastrukturë me të cilat qytetarëve të këtyre komunave do t’u mundësohen kushte më cilësore për jetë. Zaev nuk la pa përmend edhe paratë e harxhuara nga qeveria e kaluar, për të cilat premtoi se do t’u kthehen qytetarëve.

“Atë që premtuam po e realizojmë. Paratë filluam t’ua kthejmë juve, qytetarëve. Nuk ka më shpenzime të kota nëpër kafenetë e Shkupit në llogari të shtetit. Nuk do të ndodh më që qytetarët të paguajnë për ministra e zyrtarë që bënin shoping me paratë e qytetarëve, ndërsa qytetarët e Dellçevës me shumë vështirësi mbërrijnë në Shkup nëpër rrugët e harruara” - u shpreh kryetari i LSDM-së. Zoran Zev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat