Naim Bajrami: LSDM po influencohet në komunat shqiptare, me vizionin tonë do ndalojmë këtë dukuri

Maqedonia

Naim Bajrami: LSDM po influencohet në komunat shqiptare, me vizionin tonë do ndalojmë këtë dukuri

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 18:19
Kandidati i Aleancës për shqiptarët në qytetin e Shkupit, Naim Bajrami

Kandidati i Aleancës për shqiptarët në qytetin e Shkupit, Naim Bajrami në një intervistë të fundit ka shpalosur vizionin e tij politik për të cilin kandidon për kreun e kryeqytetit duke thënë se së bashku me partinë e tij do ndalojnë dukurinë që LSDM të pushtojë komunat shqiptare.

"Kjo ka të bëj me konceptin politik që vepron ASH, e dini mirë se nuk mund të rrimë anësh dhe të shohim se LSDM influencohet në komunat shqiptare, Haraçina mund të shndërohet në syndrom, unë e kam parasyshë atë kalkulimin sa i përket numrave mirëpo qëllimi është politik për të faktorizuar votën shqiptare dhe duke mos ndejtur në defanzivë por me votën tonë të mundohemi të faktorizohemi si shqiptarë në kryeqytet, dhe aspak nuk pajtohem me disa mendime që janë krijuar se nuk fiton shqiptari në Shkup, është mendësi e gabuar që e dëmton të qenurit shqiptarë dhe do e luftojmë me kapacitetin tonë dhe guximin politik, me dije dhe guxim është moto e jonë dhe do mundohemi të faktorizojmë shqiptarët sepse është rezikuar nga pazaret e ulta nga pushtetet e mëhershme", ka thënë kështu Bajrami.

Sipas tij, kryeqytetit i duhet një njeri vizionar që do ndryshonte gjërat dhe do tërheqë nga programi politikën diskriminuese mes etniteteve.

"Shkupit i duhet një kryekomunar i vërtetë jo një njeri që shëndërohet në ekzekutor i pushtetit qendrorë e dëgjon direktivat e tij për të favorizuar një etnitet dhe ideologji, reziku më i madh që ju bë Shkupit gjithë ajo pabarazi dhe politikë diskriminuese u përqëndrua kryesisht në kryeqytet dhe e dini se 1/3 e Maqedonisë më së shumti shkupjanët e kanë vuajtur atë diskriminim e politikë antiracionale që nuk kishte të bëj me parametrat e direktivat që pushteti lokak merte nga ai qendrorë, Shkupit i duhet një njeri vizionarë që do ndjekë trendin e qyteteve të mëdha moderne dhe me frymë demokratike duke respektuar demokracinë që ka ky qytet", thekson mes tjerave kandidati i ASH-së.

Bajrami shfaq edhe shqetësimin se qytetarët kanë humbur besimin tek institucionet.

"Jo rastësisht e them dhe unë atë që ceka më lartë, besimi i qytetarëve në institucione është shumë i ulët, Shkupit i duhet udhëheqësi vizionare që do jetë jo diskriminuese dhe do meret me nevojat e vërteta që do stoponte pabarazinë, që kanë për qëllim vetëm mafinë urbane dhe grupe të ndryshme të interesit, jam i bindur se me vizionin tonë do shëndrohemi në atraktivitete politik që do të tregohemi se kemi vizion, guxim dhe dije për të ndryshuar gjërat", ka thënë mes tjerave kandidati i ASH për kryeqytetin e Maqedonisë, Naim Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat