A do ta respektojnë punëdhënësit në Maqedoni Ligjin për pagë minimale ?!

Maqedonia

A do ta respektojnë punëdhënësit në Maqedoni Ligjin për pagë minimale ?!

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 20:27
Ilustrim

Ligji për rritjen e pagës minimale nga 10.800 denarë në 12.000 denarë do të hyjë në fuqi më 1 tetor. Por, qytetarët shprehen skeptik për atë se ligji do të respektohet nga punëdhënësit dhe shtojnë se edhe nëse e rrisin pagën minimale, do t’i kërkojnë nga punonjësit t’i kthejnë paratë.

“Deri më tani pranonim pagë prej 9.000 denarë, edhe pse sipas ligjit duhej të pranojmë 10 mijë denarë, shpresoj se nga muaji i ardhshëm paga do v jetë 12 mijë denarë, por ne do të duhet t’ju kthejmë 3 mijë denarë. Nuk besoj se ky ligj do të respektohet nga punvdhënësit”, thonë punonjës në kompani private.

Edhe nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut shprehen se në këtë ligj ka hapësirë për manipulime dhe mundësi që të mos paguhet shuma e paraparë me ligj si pagë minimale për punëtorë.

Nga Ministria për punë dhe politikë sociale thanë se për punëdhënësit që nuk do ta respektojnë ligjin, janë paraparë dënime përkatëse.

“Ligji parasheh që çdo i punësuar të mos pranojë pagë mujore më të ulët nga ajo që është caktuar me ligj. Nëse punëtori të caktuar i jepet pagë nën nivelin e pagës minimale, në ligj janë të parapara dënime përkatëse për punëdhënësin që vepron kundër ligjit”, thuhet në Ligjin për pagë minimale.

Me sjelljen e këtij ligji mundësohet barazimi i pagave të punonjësve në industritë në të cilat bëhej pagesa e një shume nën shumën e pagës minimale dhe nga ana tjetër do të bëhet subvencionimi i punëdhënësve me ndarjen e ndihmës finaciare nga Buxheti i Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat