Komisioni: Vdekja e foshnjave, probleme gjatë shtatzanësisë

Maqedonia

Komisioni: Vdekja e foshnjave, probleme gjatë shtatzanësisë

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 22:30
Ilustrim

Për 4 foshnjat të cilat humbën jetën më datë 21 të këtij muaji ne Klinikën e Gjinekologjisë Shkup Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur një raport në të cilën thuhet se shkaqet për vdekjen e foshnjave nuk kanë qenë mungesa e kujdesit dhe trajtimit mjekësor por, problemet tjera si shtatzëni më rrezik të lartë të cilat kanë përfunduar me lindje të parakohshme.

Në raport thuhet gjithashtu se foshnjat kanë pasur peshë të vogël pas lindjes. Sipas Raporti të Komisionit të Ministrisë së Shëndetësis u konstatua se i gjithë procesi është trajtuar dhe është vepruar në pajtim me protokollet e parapara mjeksore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat