Sela: Maqedonia patjetër do të duhet të jetë shtet bilingual dhe binacional

Maqedonia

Sela: Maqedonia patjetër do të duhet të jetë shtet bilingual dhe binacional

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 09:04
Ziadin Sela

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela po zhvillon fushatën e tij elektorale për zgjedhjet lokale të 15 tetorit edhe me mërgimtarët shiptarë në diaspor. Ai së fundmi ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Winterthur të Zvicrës ku ka shpalosur platformën e tij për Strugën në mandatin e tij të dytë katër vjeçar.

Qëllimi i këtyre takimeve me mërgimtarë është që të binden ato të vijnë në ditën e votimeve dhe të votojnë në Strugë. 

Me këtë rast, Sela ka theksuar se zgjedhjet e dhjetorit përgjysmuan Bashkimin Demokratik për Integrim, subjekt ky, që për 16 vite ka uzurpuar skenën politike në Maqedoni. 

Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët ka dëshmuar se është e gatshme të bëj kompromis, por jo edhe të bëj kompromis për çështjet që janë jetike për shqiptarët atje në Maqedoni.

“Neve na u deshtë vetëm dy vite aktivitet politik bashkë me ju dhe sot zyrtarizimi i gjuhës shqipe të jetë akt i kryer dhe maksimalisht në kuadër që lejojnë kushtetua dhe në zgjedhjet tjera parlamentare unë ju premtoj që edhe kushtetuta do të ndryshojë dhe Maqedonia patjetër do të duhet të jetë shtet bilingual dhe binacional”, ka thënë Sela gjatë qëndrimit të tij në ëinterthur të Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat