Zhaklina Peshevska: LSD shkel ligjin për zgjedhje dhe keqpërdor institucionet

Maqedonia

Zhaklina Peshevska: LSD shkel ligjin për zgjedhje dhe keqpërdor institucionet

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 17:52
Zhaklina Peshevska

“Institucionet tërësisht janë të partizuara dhe të paralizuara. Institucionet nuk I plotësojnë obligimet që I kanë, por janë vënë në funksion të fushatës së LSD. Mendojnë se me keqpërdorimin e funksioneve do ti ndihmojnë kandidatëve të tyre të paaftë për kryetar” deklaroi Zhaklina Peshevska, nga VMRO-DPMNE.

 Sipas saj, LSD është në panik dhe për atë shkak po keqpërdor gjithçka, duke filluar nga veturat, hapësirat dhe materialet tjera , resurset njerëzore . Janë të bllokuar për shkak se ministrat dhe funksionarët e tyre në institucione janë të zënë me tubimet partiake.

Peshevska, pohoi se në kundërshtim me Ligjin për punë të brendshme dhe ligjin për policinë, policia tërësisht është vënë në shërbim të fushatës së LSD për zgjedhjet lokale.

Në të gjitha ngjarjet partiake është   I pashmangshëm dekori me ministrat dhe drejtorët e institucioneve të shtetit që promovojnë masa për zgjedhje lokale. Me të njëjtin parim punojnë Zaev, Angjushev, Shekerinska të gjitha resurset e shtetit janë vënë në kontest të fushatës zgjedhore deklaroi Zhaklina Peshevksa nga VMRO-DPMNE. Vëzhguesit ndërkombëtar kanë për detyrë të intervenojnë dhe tio notojnë këta shkelje serioze të Ligjit për zgjedhje që të mundet të pastrohet njolla e cila është hedhur ndaj zgjedhjeve tha Zhaklina Peshevska. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat