Gjorgjievski: Kumanova pa baltë - 10 milionë euro për rregullimin infrastrukturor të të gjitha pjesëve të qytetit

Maqedonia

Gjorgjievski: Kumanova pa baltë - 10 milionë euro për rregullimin infrastrukturor të të gjitha pjesëve të qytetit

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 19:55
Zoran Gjorgjievski

Një nga projektet kryesore të parashikuara në vazhdimësi në 4 vitet e ardhshme që do të realizohet është "Kumanova pa baltë", njoftoi kandidati për kryetar të Kumanovës, dr. Zoran Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE në mitingun e madh të djeshëm në Kumanovë.

"Kumanova pa baltë" – kjo përfshin zgjidhjen e infrastrukturës së plotë, të parealizuar, furnizimin me ujë dhe kanalizimet në të gjitha pjesët  e qytetit, vendbanimet periferike dhe zonat rurale. Pastaj asfaltimi I të gjitha rrugëve në qytet gjatë katër viteve të ardhshme. Ndriçimi i të gjitha pjesëve të qytetit të Kumanovës dhe rrethinave, tha Gjorgjievski dhe shtoi: Aksioni "Kumanova pa baltë" do të zgjas 4 vjet me shpenzimet e 10% të buxhetit të komunës së Kumanovës dhe komuna ka një buxhet prej 25 milionë euro, kështu që 10% është 2.5 milion për  4 vjet, që është 10 milion euro - para për zhvillimin e infrastrukturës dhe bërjen e Kumanovës në një mjedis të bukur urbane, moderne, ku qytetarët me krenari mund të thonë se ku jetojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat