Sela-Ramës: Dil ore burr thuaj diçka

Maqedonia

Sela-Ramës: Dil ore burr thuaj diçka

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 09:01
Ziadin Sela

Ziadin Sela ka qenë i ftuar në emisionin ”Zonë e lirë” në TV Klan ku ka folur për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, që ndryshe njihet si ”e enjtja e zezë”.

Arian Çani e ka pyetur Selën se çfarë do i thonte Edi Ramës për këtë ngjarje. Sela është përgjigjur, ”Çfarë do t’i thoja Edi Ramës? Do t’i thoja dil ore burr thuaje ndonjë fjalë se në qoftë se do të isha ndonjë deputet serb dhe kjo ndodhi do të ndodhte në Parlamentin e Kosovës, kjo punë do të kishte përfshi të gjithë institucionet ndërkombëtare, duke e nxi popullin shqiptarë atje në Kosovë. Fatkeqësisht, nuk ka folur as Edi Rama e as institucionet e Kosovës,” ka thënë Sela mes tjerash, për mos reagimin e institucioneve shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri për rrahjen e tij për vdekje në Kuvend nga huliganët më 27 prill.

Sela ka thënë se i ka marrëdhëniet korrekte me Kryeministrin Rama, dhe komunikojnë kur është e nevojshme

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat