Të akuzuarit për rastin ”Fortesa 2” nuk ndjehen fajtorë

Maqedonia

Të akuzuarit për rastin ”Fortesa 2” nuk ndjehen fajtorë

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 12:10
Të akuzuarit për rastin ”Fortesa 2"

Të akuzuarat në rastin “Fortesa 2” të akuzuar për shkatërrimin e dokumenteve ku figuronin shkatërrimet e mjeteve të përgjimit mohojnë fajësinë. Sipas asaj që e thanë në gjykatë, ata e kuptojnë veprën për të cilën akuzohen, por nuk ndjehen fajtorë.

U dëgjuan edhe dy dëshmitarë, të punësuar në DSK, por njëri rezultoi të jetë djali i njërës prej të akuzuarve dhe refuzoi të japë deklaratë.

Dëshmitari tjetër ishte eprori i Drejtorisë së Tretë në DSK, i cili tha se ka qenë dëshmitarë i shkatërrimit, por nuk e ka ditur se për çfarë bëhet fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat