Thaçi u premton banorëve të Tearcës zhvillim më të madh nën udhëheqjen e PDSH-së

Maqedonia

Thaçi u premton banorëve të Tearcës zhvillim më të madh nën udhëheqjen e PDSH-së

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 18:36
Kreu i PDSH-së Menduh Thaci

Kreu i PDSH-së Menduh Thaci mbrëmjen e djeshme qëndroj në komunën e Tearcës ku kërkoi mbështetjen e banorëve të kësaj komune duke iu premtuar atyre se të gjitha mangesitë dhe mungesat me të cilat është përballur kjo komunë do të eliminohen.

Thaci ndër të tjera i siguroi banorët se partia e tij do të jetë lider në marrjen e donacioneve të ndryshme për zhvillimin e kësaj komune.

“Jam i bindur se me lidhjet tona, me mbështetjen tonë që e kemi si parti, do të arrijmë të sigurojmë donacione për zhvillimin e Komunës së Tearcës . U apelojmë të gjithë qytetarëve që mbështetja të jetë e fuqishme në raundin e parë siç ishte para katër viteve dhe mos të mbështeten rojekte të rrejshme të partive tjera. Nëse qeveria në afat brenda një muajsh nuk i ndan mjetet buxheti të cilat i takojnë komunës së Tearcës, duhet ta dinë se do të përballen me padëgjueshmëri qytetare”, ka thënë Menduh Thaçi, lideri i PDSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat