LSDM: Dhuna është e papranueshme, fajtorët të dalin para drejtësisë

Maqedonia

LSDM: Dhuna është e papranueshme, fajtorët të dalin para drejtësisë

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 21:30
LSDM

LSDM përmes një kumtese dënon sulmin e sotëm në Komunëne Shuto Orizares, në të cilin u lëndua kryetari aktual në këtë komunë, Elvis Bajram

Partia në pushtet thekson se dhuna është e papranueshme dhe apelon tek institucionet ta zbardhin këtë rast.

“Presim që Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet kompetente deri në fund ta zbardhin rastin, ndërsa fajtorët të dalin para drejtësisë në pajtim me ligjet”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

LSDM gjithashtu ju bën thirrje gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike të mos bien në provokime dhe të jenë të vetëdijshëm për realizimin e zgjedhjeve fer, demokratike dhe të lira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat