Bakiu: Votat e shqiptarëve për LSDM-në janë pikëpyetje

Maqedonia

Bakiu: Votat e shqiptarëve për LSDM-në janë pikëpyetje

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 23:49
Qashif Bakiu

Analisti politik nga Maqedonia, Qashif Bakiu ka thënë se LSDM-ja po bën matematika me votat e votuesit shqiptar, që mund të mos jenë të sakta.

“Në zgjedhjet e kaluara pati rrjedhje të votave që kaloi nga LSDM-ja derisa LSDM-ja po bën matematikë me votat që pati në komunat shqiptare nga shqiptarët por nuk duhet harruar se kjo ishte votë kundër qeverisë së kaluar andaj nuk duhet marrë si garancë”.

“Tash kemi gërshetim të qeverisë së kaluar dhe opozitës së atëhershme, prandaj lind një pikëpyetje e madhe”.

Sipas Bakiut që është i ftuar në Analiza për Maqedoninë, votuesi shqiptar ka ndryshuar për mirë.

“Votuesi shqiptar është vetëdijësuar, nuk është më turn, si në zgjedhjet e kaluara, kur shqiptarët shkojnë në tubim nga 10,000 persona, tash kemi nga 300-400 persona dhe asnjë parti nuk ka provuar të dal në hapësirë të hapur”.

“Shtabet e partive janë të zbrazëta, sot në vend të politikanit, kemi shqiptarin që është bërë politikan, dhe kjo mund të prodhojë një rezultat që mund të jetë i paparashikueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat