LSDM: VMRO-DPMNE nuk di të funksionojë në kushte fer dhe rregullta

Maqedonia

LSDM: VMRO-DPMNE nuk di të funksionojë në kushte fer dhe rregullta

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 15:26
LSDM

Në deklaratën për shtyp, nga LSDM thonë se partia opozitare VMRO DPMNE nuk mund të funksionojë në kushte fer dhe të rregullta, ku institucionet janë të përkushtuara për realizimin e zgjedhjeve fer dhe të lira.

“Është e qartë se VMRO DPMNE nuk di dhe nuk mund të funksionojë në një proces fer dhe të rregullt zgjedhor, prandaj nuk mund të ndal shpërndarjen e lajmeve të rrejshme. Koha e keqpërdorimit të resurseve shtetërore, partizimi i institucioneve dhe shndërrimi i tyre në shërbime të partisë ka përfunduar me shkuarjen e Nikolla Gruevskit në opozitë”, thuhet në deklaratë.

Nga LSDM thonë se janë të kota akuzat e VMRO-DPMNE-së, institucionet do të mundësojnë zgjedhje fer, të lira dhe demokratike në të cilat qytetarët do t’i japin fund pushtetit kriminal dhe të paaftë të VMRO DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat