E Majta: Ligji për pagën minimale, antikushtetues, nuk do të zbatohet në praktikë

Maqedonia

E Majta: Ligji për pagën minimale, antikushtetues, nuk do të zbatohet në praktikë

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 19:05
Partia politike “E Majta”

Partia politike “E Majta” dorëzoi ankesë deri te Gjykata Kushtetuese kundër ndryshimeve më të fundit dhe plotësimit të Ligjit për pagë minimale.

Nga “E Majta” konsiderojnë se në pjesën e ashtuquajtur “prodhim të normuar” është shkelur Kushtetua e vendit. 

Sipas kësaj partie, me këtë, punëdhënësit do ta kenë të lehtë që në të ardhmen të bëjnë manipulime në dëm të punëtorëve.

“Konsiderojmë se këtë, lobi i punëdhënësve në qeveri dhe i gjithë sektori i biznesit, e shtynë në mënyrë të suksesshme në dëm të një numri të caktuar të punëtorëve të cilët shumë lehtë mund të manipulohen nëse rregullativa ligjore mbetet kështu siç është. Do të ketë rritje enorme të normave të prodhimit që nuk do të mund të realizohen nga punëtorët dhe kështu ata nuk do të mund ta marrin pagën minimale që po u garantohet”, tha Dimitar Apasiev, “E Majta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat