Sela -Ahmetit: Unë e kam lehtë të vij në Kërçovë, ti si do vish në Strugë?

Maqedonia

Sela -Ahmetit: Unë e kam lehtë të vij në Kërçovë, ti si do vish në Strugë?

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 21:00
Ilustrim

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka bërë thirrje që shqiptarët të dalin masivisht më 15 tetor dhe të votojnë Fatmir Deharin për kryetar komune, por edhe listën për këshilltarë të ASH-së.

Ai nga tubimi në Kërçovë përcolli një pyetje publike për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Sonte vij për të dhënë mesazh. Neve na vjen mirë që gjithandej kur dëgjojmë se si po e përkrahim një kandidat shqiptar në Kërçovë, siç është Fatmir Dehari, për të mos përçarë votën shqiptare. Na thonë bravo që dolët burra sa i përket kandidaturës në Kërçovë. Nuk kam dilemë se Kërçova do të dëshmojë se ka burra e burrnesha dhe do ta votojë Fatmir Deharin për kryetar komune, edhe pse këtu ka plotë njerëz që kanë pakënaqësi dhe vërejtje. Por shfrytëzojë rastin ti bëjë thirrje diasporës të vij dhe të votoj për Fatmir Deharin”, theksoi Sela. 

Ai tha se fitorja e Kërçovës nuk duhet të lihet në duart e LSDM dhe Zaevit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat