Bejta: Gostivari, destinacion kombëtar

Maqedonia

Bejta: Gostivari, destinacion kombëtar

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 22:48
Nevzat Bejta

Kryetari i Komunës së Gostivarit, njëkohësisht kandidat, z. Nevzat Bejta, tha se synon që Gostivari të jetë destinacion mbarëkombëtar i rëndësishëm turistik. Bejta, gjatë takimeve që zhvilloi këto ditë me banorë të Gostivarit, theksoi se puna ka nisur në këtë drejtim.

“Falë punës së përbashkët kemi bërë të mundur të ndryshojmë pamjen e Gostivarit të sotëm. Kemi punuar në infrastrukturë dhe për shtimin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit të qytetit si edhe ndërtuam shtegun drejt burimit të lumit Vardar. Një vend me të cilin krenohemi. Tani po rregullohet edhe rruga kryesore hyrëse në qytet, si dhe do të vazhdojmë koritën e lumit Vardar deri në të dalë të fshatit Balindoll. Këtë punë do ta realizojmë në bashkëpunim me qeverinë dhe ELEM,” tha Bejta.
Kryetari Bejta u shpreh se turistët që kanë vizituar Gostivarin kanë qenë të shumtë dhe prej tyre janë marrë fjalë të mira për qytetin.  Prandaj, duhet të vazhdojmë me projekte të tjera për turizmin, tha Bejta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat