Burgjet e vendit përballen me problemin e transportit

Maqedonia

Burgjet e vendit përballen me problemin e transportit

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 16:20
Ilustrim

Mungesa e automjeteve të transportit në burgjet e Maqedonisë bën që në shumtën e rasteve të burgosurit të kenë probleme për tu transportuar në seanca gjyqësore por edhe për mjekim në spital.

 Avokati Mefail Arsllani thotë se ka rast kur klienti i tij edhe për një vit e gjysmë nuk sillet në gjykatë për mungesë të transportit, sipas tij situatë e ngjashme paraqitet me pothuajse të gjitha burgjet e vendit. Kemi probleme të shumta me transportin nga burgjet për në spital, prokurori apo kur të burgosurit kërkojnë shërbim mjekësorë, konkretisht me burgun e Idrizovës kemi probleme të shumta.

Unë kam klient ku udhëhiqet rast dhe në proces gjyqësor nuk sillet në gjykatë afër 1 vit deri në 1 vit e gjysmë. Në burgun e Idizovës kemi shumë problem , ka ndodhur edhe në burgun e Shutkës nuk kanë mjete të mjaftueshme , nuk mund të cekim ndonjë burg që është i kompletuar në atë aspekt – tha avokati Mefail Arsllani. Ministri i drejtësisë Bilent Saliji e pranon situata me transportin e të burgosurave është alarmante , dhe drejtoria për implementimin e sanksioneve është duke bërë përpjekje për të tejkaluar këtë situatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat