Johanidis: Incizimet tek Pançevski, vepër penale

Maqedonia

Johanidis: Incizimet tek Pançevski, vepër penale

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 19:17
Johanidis

Regjistrimi i fshehtë që e publikoi ish kryetari i penales, Vladimir Pançevski gjatë bastisjes së ekipit të Prokurorisë Speciale në shtëpinë e tij, paraqet vepër penale për regjistrim të paautorizuar dhe publikim në opinion.

Ky është qëndrimi i ish gjykatësit dhe avokatit Jovan Johanidis, i cili shpjegon se çdo pronar i shtëpisë apo pronës ka të drejtë të incizojë për mbrojtje personale, por jo edhe në raste kur bëhet fjalë për ngjarje të procedurës parahetimore. Publikimi i këtyre regjistrimeve do të thotë vepër penale. Madje edhe regjistrimi paraqet vepër penale nëse paraprakisht nuk tregohet se në banesën time çdo gjë që bëhet unë e filmoj. Patjetër të ketë pajtueshmëri nga i incizuari se i njëjti pranon të incizohet – dekalroi Jovan Johanidis, ish gjykatës dhe avokat. Pançevski derisa dorëzonte materialet nga shtëpia deri te mediat, akuzoi se një hetues i Speciales ia ka vjedhur çelësin e shtëpisë dhe se tani nuk ndjehet i sigurt. Avokati Johanidis, vlerëson se këto pohime ka mundur t’i përdorë në procedurën e ngritur ndaj tij dhe ndaj dy informatikanëve të punësuar në gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat