PDSH në Gostivar premton investime në infrastrukturë dhe në mbrojtjen e ambientit jetësor

Maqedonia

PDSH në Gostivar premton investime në infrastrukturë dhe në mbrojtjen e ambientit jetësor

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 21:26
Menduh Thaçi

"Gjendja e shqiptarëve dita-ditës përkeqësohet për shkak të mungesës totale nga pushteti lokal dhe ai qeveritar për t'i rregulluar punët", tha lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në tubimin e sotëm të mbajtur në Gostivar.

Ai në fjalimin e tij theksoi se është i nderuar me kandidaturat e Gostivarit dhe se duhet vazhduar rezistenca kombëtare, duke theksuar se PDSH-ja është e vetmja parti opozitare shqiptare në vend. Para të pranishmëve folën edhe Vildan Memedi, bartësi i listës së këshilltarëve të PDSH-së për komunën e Gostivarit, si dhe kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Sebajdin Izairi, ku në fjalimet e tyre e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së. Izairi theksoi se prioritetet e tij dhe të grupit të këshilltarëve të PDSH-së do të jenë investimet në zhvillim, infrastrukturë dhe në mbrojtjen e ambientit jetësor në komunën e Gostivarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat