Ali Ahmetit i dështoi vizita në Strugë, ndryshoi vendet e tubimeve - Bota Sot
Ali Ahmetit i dështoi vizita në Strugë, ndryshoi vendet e tubimeve

Maqedonia

E mërkurë, 20 qershor 2018

Ali Ahmetit i dështoi vizita në Strugë, ndryshoi vendet e tubimeve

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 22:53
Kryetari i BDI-sê Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-sê Ali Ahmeti ka qëndruar sot në Strugë për ti dhënë mbështetje Ramiz Merkos në zgjedhjet lokale të 15 Tetorit.

 Mirëpo vizita e tij nuk ka kaluar ashtu siç pritej. Fillimisht në Ladorishtë në një sallë të vogël ku vëreheshin karrike të zbrazëta e mandej në Veleshtë, Dollogozhdë dhe Llabunishtë.

Në gjithë vendbanimet ka dështuar totalisht, gjë që ka sjellë deri në spostimin e vendit të tubimit në qytet. E paralajmëruar për në qendër, pastaj u ndryshua për tek Pallati i Kulturës e në fund në sallën e konferencave në Hotel Drim.Pas dështimit në gjithë tubimet, nga shtabi i BDI-së kanë provuar edhe një metodë të fundit. Kanë lajmëruar për një darkë me aktivistët në një lokal në Veleshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test