Bejta në lagjen Mllaki: Kanalizim për ujërat e zeza dhe atmosferike

Maqedonia

Bejta në lagjen Mllaki: Kanalizim për ujërat e zeza dhe atmosferike

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 08:00
Bejta

Agjenda për ditën e sotme e Kryetarit të Komunës së Gostivarit njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta, u përmbyll me vizitën në lagjen Mllaki të qytetit, lagje në të cilën në mandatin e kaluar u bë vendosja e ndriçimit publik, rregullimi i disa rrugicave të lagjes, riasfaltimi i rrugës kryesore, ndërtimi i trotuareve dhe kanalizime për ujërat e zeza.

Gjatë takimit me banorët e lagjes, Bejta paralajmëroi ndërtimin e  kanalizimeve të ujërave të zeza dhe atmosferike, blloku 21 prej kolektorit verior (zona 7, Mllaki, Pitarnica, Çajla dhe Forina), një projekt që do të zgjidh problemin me ujërat e zeza në këto lokalitete.

Krahas rregullimit të rrugicave brenda lagjes, Kryetari Bejta paralajmëroi ndërtimin terrenit sportiv në lagjen Mllaki, si dhe vendosjen e kontejnerëve për mbeturina.

Banorët u shprehën të kënaqur nga punimet e realizuara dha dhanë mbështetje për të vijuar me projektet e reja të parapara në programin parazgjedhor 2017 – 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat