Skandal: Zv. Drejtori i Medresesë në kampanjë politike për Blerim Bexhetin e BDI-së

Maqedonia

Skandal: Zv. Drejtori i Medresesë në kampanjë politike për Blerim Bexhetin e BDI-së

Nga: B.S Më: 9 tetor 2017 Në ora: 09:41
Zv. Drejtori i Medresesë në kampanjë politike për Blerim Bexhetin

Nisma për Reforma në BFI e RM, përmes një komunikate për media, e ka quajtur skandal pjesëmarrjen e zëvendësdrejtorit të Medresesë IsA Beu, në kampanjën  politike të Blerim Bexhetit të BDI-së.

Më poshtë shkrimi i plotë: 

Medreseja Isa Beu Shkup përkundër asaj që vite të tëra respektohet dhe mirëmbahet nga kontributet vullnetare të muslimanëve të vendit, ajo fatkeqësisht po keqpërdoret dhe politizohet skajshmërisht nga Zv.Drejtori i saj Zuhejr Rexhepi, përndryshe djali i Sulejman Rexhepit uzurpator i postit Reis Ulema i Bashkësisë Fetare Islame e RM.

Me datë 08 Tetor 2017 në ora 20:00, në fshatin Sullare e Epërme të Shkupit gjegjësisht në kafeterinë e quajtur “Kafja e Refikut”, u mbajt tubim parazgjedhor me kandidatin për Kryetar të Komunës së Sarajit nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Blerim Bexhetin.

Në tubimin në fjalë përpara të pranishmëve përveç kandidatit, mori fjalën edhe Zuhejr Rexhepi në cilësinë e shefit të shtabit të BDI-së së Blerim Bexhetin, ku publikisht prezentoi kandidatin dhe bëri thirrje publike që të votohet kandidati në fjalë.

Zuhejr Rexhepi djali i Sulejman Rexhepit si nëpunës i BFI-së përkundër që e ka të ndaluar të merret me aktivitete politike, nga informacionet e sigurta të cilat arrijnë nga tereni flasin se ai me qëllim të formimit të klanit njëpartik në rajonin e Dervenit për përfitime personale e familjare përmes telefonit zyrtar të Medresesë, thëret Imamët të territorit të Shkupit, nxënësit dhe profesorët e Medresesë, profesorët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Islame duke iu bërë presion të agjitojnë, të bëjnë aktivitete dhe të votojnë  kandidatin e BDI-së Blerim Bexhetin.

Thjesht thënë ky djal edhe përkundër asaj që nuk ka as dy gram logjikë dhe mendje, po vazhdon edhe më tutje të futë hundët aty ku nuk e ka vendin.

Besimtarët musliman të vendit kontribues dhe pagues të rregullt të anëtarësisë, Zeqatit e Sadekatul fitrit, Kurbanave dhe ndihmave vullnetare janë nga parti të ndryshme shqiptare dhe muslimane, ata nuk kontribuojnë që nëpunësit e këtij institucioni t’i shërbejnë një partie të caktuar politike, por t’u shërbejnë besimtarëve në përgjithësi.

I përkujtojmë Zuhejr Rexhepit edhe pse përkundër pozicionit që momentalish ushtron, ka ardhur pa asnjë procedurë dhe meritë, le të merret me punët e Medresesë ashtu siç duhet dhe i ka hije.

Në të kundërtën, nëse dëshiron aq shumë të merret me politikë dhe parti politike, le të kërkoj pozicion pune në partinë për të cilën publikisht po angazhohet e jo të keqpërdor pozicionin e tij me të cilin i sjell dëmë të hapur Medresesë, nxënësve dhe Institucionit të BFI-së ne përgjithësi. Medreseja është vend i pastër dhe nuk duron ndytësira dhe individ të cilët brenda ditës e natës ndryshojë kombin, fenë dhe kiblen e tyre.  Fjala popullore: “Edhe qeni leh aty ku han”.

Në vazdim ju paraqesim fotot e publikuara nga ana e njërit prej qytetarëve të pranishëm në këtë tubim, nga të cilat bëhet çdo gjë e qartë.

Nga: Sektori për Informim pranë Nismës për Reforma në BFI e RM

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat