A ka kryer vepër penale Pançevski me videon gjatë bastisjes së PSP-së në shtëpinë e tij?

Maqedonia

A ka kryer vepër penale Pançevski me videon gjatë bastisjes së PSP-së në shtëpinë e tij?

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 11:55
Vlladimir Pançevski

Vlladimir Pançevski para disa ditëve u paraqit në MPB se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është vjedhur çelësi dhe si dëshmi për këtë gjë ka dhënë video që është inçizuar nga kamera e shtëpisë së tij që të publikohet në media.

A ka pasur të drejtë ai të inçizojë dhe të publikojë nga bastisja që është pjesë e procedurës parahetimore që sipas ligjit është sekret? Sipas juristëve , secili pronar i shtëpisë dhe pasurisë ka të drejtë të inçizojë për siguri, por jo edhe në rast kur bëhet fjalë për ngjarje të procedurës parahetimore, shkruan Dojçe Vele.

“Inçizimin që e publikoi ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski gjatë bastisjes së hetuesve të Prokurorisë Speciale Publike në shtëpinë e tij paraqet vepër penale për inçizim të paautorizuar ”, deklaroi ish-gjykatësi  dhe avokati Jovan Joanidis për mediat.

Ndryshe,  nga Prokuroria Speciale publike ashpër e kanë demantuar akuzimin e ish-kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski se gjatë bastisjes së PSP-së në shtëpinë e tij hetuesi e ka vjedhur çelësin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat