Janeva: Të dënuarit “Monstrës” nuk do të lëshohen në burg shtëpiak

Maqedonia

Janeva: Të dënuarit “Monstrës” nuk do të lëshohen në burg shtëpiak

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 14:36
Prokurorja Speciale, Katica Janeva

Prokurorja Speciale, Katica Janeva, përjashton mundësinë që të dënuarit në rastin “Monstra” të lirohen nga burgu në rast rigjykimi. E pyetur nëse nga ajo që e kanë të njohur si prokurori, ka mundësi që të dënuarit të mbrohen nga liria, Janeva e habitur u përgjigj se për herë të parë dëgjon një tezë të tillë.

“Për herë të parë dëgjoj diçka të këtillë. Nuk është e vërtetë. Ne i kemi materialet e përgjimeve dhe po i dëgjojmë me vëmendje. Në bazë të atyre dëshmive do të veprojmë”, tha Janeva për TV Shenja.

Me rigjykim eventual të rastit “Monstra” ka gjasa që të propozohen biseda të përgjuara telefonike me të cilat të paktën do të tentohet të dëshmohet pafajësia e të dënuarve, ndërsa më pas në procedurë të kërkohen autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat