Ndarja dhe riciklimi i mbeturinave, zgjidhje më e mirë për komunat

Maqedonia

Ndarja dhe riciklimi i mbeturinave, zgjidhje më e mirë për komunat

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 16:21
Ilustrim

Ndarja e mbeturinave dhe riciklimi i tyre, përveç të mirave ekologjike do të sjellin benfite edhe për komunat dhe ndërmarrjet publike, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Ata kërkojnë bashkëpunim me komunat dhe ndërmarrjet komunale për realizimin e këtij procesi dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve sepse ato janë të parët në zinxhirin për seleksionimin e mbeturinave.

Besojmë që pas zgjedhjeve lokale, së bashku me vetëqeverisjen lokale kushdo qoftë, do të kemi bashkëpunim të mirë për pjesëmarrjen e tyre në aktiviteti tonë, sepse mendojmë se pa komunat dhe ndërmarrjet komunale nuk mund të kemi sistem efikas për mbledhjen e mbeturinave dhe riciklimin e atyre deponive – tha Filip Ivanovski, kyetar i Asociacionit për reciklimin e mbeturinave pranë Odës.

Një nga qëllimet e këtij Asociacioni është që 3 vitet e ardhshme të investohet më shumë në mjetet dhe enët për selektimin e mbeturinave, sepse ka interes të madh edhe nga qytetarët. Komunat janë pak të informuar për përgjegjësit e tyre ligjore dhe kemi probleme në lidhje me kyçjen e tyre në zgjidhjet tona për drejtimin e këtij sistemi, që do të thotë fushata promovuese e zbatimit të ligjit në terren, se si do t’i kapë ligji të gjithë ata që nuk janë të kyçur dhe nuk paguajnë kompensim për mbledhjen dhe ndarjen e mbeturinave – deklaroi Filip Avramovski, Euroekopak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat