Sela nga Shkupi: Të mbështesim Naim Bajramin

Maqedonia

Sela nga Shkupi: Të mbështesim Naim Bajramin

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 18:25
Naim Bajrami

Aleanca për Shqiptarët mbrëmë mbajti një tubim në Sheshin "Skenderbeu" në Shkup, ku prezent ishin shumë qytetarë, simpazitantë të kësaj partie.

Në tubim pjesmarrës ishin funksionarë të lartë të ASH, kandidat për kyetar komunash, kandidat për këshilltarë komunal etj. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga pjesmarrësit në tubim. Sela u shpreh se Aleanca për Shqiptarët shumë shpejtë do të jetë forcë e parë politike në bllokun shqiptarë sepse kjo parti sipas tij është krijuar për t'i bërë bashkë shqiptarët.

"Mirmbrëma, mirëse ju gjeta shkupjan, burra dhe burrnesha të fortë që do të dini më 15 tetor ta tregoni shqiptarinë e vërtetë brenda për brenda jush. Të nderuar zonja dhe zotërinjë jemi para zgjedhjeve lokale, Aleanca për Shqiptarët çdo ditë e më tepër si subjekt politik po merr përkrahje të madhe ndërshqiptarë. Për këtë jemi krijuar si Aleancë, për të bërë bashkë shqiptarët, për shqiptarët në mënyrë që të kthejmë dinjitetin tonë të humbur. Jemi para zgjedhjeve lokale dhe nuk mund të rrim heshturazi tek dëgjojmë hipokrizitë e sukeseve të mëdhaja në thojza, nga një subjekt politik që ka dështuar komplet në procesin e decentralizimit të pushtetit. Nuk mund të jenë të suksesshëm do njerëz të cilët mundohen të festojnë edhe marrëveshjen e Ohrit, ndërkohë që kanë dështuar komplet procesin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Natyrisht që këtyre njerëzve duhet të u jepet përgjigjja e merituar. E morën vitin e kaluar, do ta marrin edhe tani më 15 tetor dhe besomni që shumë shpejtë Aleanca për Shqiptarët do të jetë subjekti i parë politik brenda kampusit politik shqiptar. Sot kam ardhur këtu me po të njejtin apel, sot kam ardhur këtu që shqiptarëve të votojnë një djal të mrekullueshëm, Naim Bajramin se për kë do ju kërkosh ti shqiptarëve të Shkupit të votojnë do t'ua lë juve", ka thënë Sela në tubimin e mbrëmshëm në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat