Shtyhet përsëri seanca gjyqësore për aferën “Magyar Telekom”

Maqedonia

Shtyhet përsëri seanca gjyqësore për aferën “Magyar Telekom”

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 12:21
Sllobodan Bogoevski

Është shtyrë përsëri seanca gjyqësore pas ankesës për mashtrim të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, kundër ish-drejtorit të DKS-së, Sllobodan Bogoevski.

Seanca gjyqësore u shty për shkak të mungesës së gjykatësit, ndërsa ajo e radhës është planifikuar të mbahet më 24 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti dhe Xhaferi kërkojnë dëmshpërblim nga Bogoevski prej 3 milionë denarëve, pasi mendojnë se ai ka gënjyer në gjykatën në New York. Bogoevski në gjykatën e SHBA-ve deklaroi se Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Vllado Buçkovski, i cili në atë kohë ishte kryeministër, nga drejtorët e atëhershëm të “Magyar Telekom” kanë marrë ryshfet prej 2.5 milionë eurove që të sigurojnë se në tregun e Maqedonisë nuk do të futet operator tjetër telefonik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat