Osmani: Zgjedhjet lokale testi i parë i Qeverisë para BE-së, më herët nuk ishim drejt rrugës së NATO-s

Maqedonia

Osmani: Zgjedhjet lokale testi i parë i Qeverisë para BE-së, më herët nuk ishim drejt rrugës së NATO-s

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 14:16
Bujar Osman

Maqedonia ballafaqohet me krizë politike, ndërsa zgjedhjet lokale janë testi i parë për qeverinë e re në rrugën e eurointegrimeve, ka deklaruar zv.kryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani për ‘Wiener Zeitung’ të Austrisë

Kjo deklaratë e dhënë gjatë pjesëmarrjes në Konferencën për rajone dhe qytete evropiane të Institutit të Rajoneve të Evropës në Salzburg. Osmani pohon se kishte humbur besimi në institucionet, prestigji i Maqedonisë jashtë vendit ishte dëmtuar. ”U larguam nga rruga jonë drejt BE-së dhe NATO-s. Që këtu, për Qeverinë e re, më e rëndësishme, para se gjithash, është të sigurohet marrja e papengueshme e pushtetit. Tani, prioriteti më i madh është që, vendi përsëri të kthehet në rrugën drejt integrimit në BE”, ka theksuar Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat