Carovska: Nuk guxon të ketë keqpërdorim të qytetarëve më të rrezikuar gjatë zgjedhjeve

Maqedonia

Carovska: Nuk guxon të ketë keqpërdorim të qytetarëve më të rrezikuar gjatë zgjedhjeve

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 16:35
Milla Carovska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska sot ishte për vizitë në disa qendra për punë sociale me qëllim që, siç tha të shikojë se çfarë shërbime janë qasëse për qytetarët, cilët janë problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen të punësuarit dhe personat udhëheqës, por edhe t'ua bëjë me dije se nuk guxon të ndodhë ndonjë keqpërdorim ose manipulim me kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve gjatë zgjedhjeve.

"Është shumë e rëndësishme, asnjë parti politike të mos përpiqet t'i keqpërdorë, të shtojë ose të pezullojë të drejta qytetarëve të cilët janë nën mbrojtje sociale në Republikën e Maqedonisë. Ne jemi dëshmitarë se në periudhën e kaluar, mbi kurrizin e kategorive më të rrezikuara të qytetarëve shumë shtiza janë thyer dhe për këtë arsye partia, e cila ishte paraprakisht në pushtet përpiqej t'i keqpërdorë. Por kjo ndërpritet dhe detyra jonë kryesore është që të pengojmë çfarëdo lloj keqpërdorimi të këtyre qytetarëve të cilët janë nën mbrojtjen tonë", tha Carovska pas vizitës në Qendrën për punë sociale në Kratovë.

Potencoi se dukuri të këtilla ka pasur shumë në MPPS dhe informoi se janë gjetur edhe dosje të dyfishta dhe pagesa dhe keqpërdorime financiare në disa qendra për punë sociale në Republikën e Maqedonisë.

"Për këtë arsye e njoftuan Drejtorinë për Polici Financiare e cila është nën Ministrinë e Financave. Gjithashtu, ata ishin nën mbikëqyrje në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, por tanimë janë në terren dhe qendrat për punë sociale, që të mund ta grumbullojnë gjithë materialin dëshmues, gjithsesi me aprovim të Gjykatës Themelore Shkupi 1, prej nga marrin urdhër që të mund ta punojnë këtë lëndë", tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Shtoi se më shumë hollësi nuk mund të kumtojë, përveç se, për të gjithë për të cilët do të konfirmohet se kanë përgjegjësi penale, do të parashtrohet procedurë adekuate.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, në kuadër të vizitave të rregullta të punës në qendrat për punë sociale nëpër shtet, përveç për vizitë në Qendrën në Kratovë, do t'i vizitojë edhe qendrat në Probishtip, Koçan dhe Dellçevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat