PSP-ja heton lidhshmërinë midis Palevskit dhe Pançevskit

Maqedonia

PSP-ja heton lidhshmërinë midis Palevskit dhe Pançevskit

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 16:42
Prokuroria Speciale

Bastisja e Prokurorisë Speciale tek ish kryetari i Gjykatës penale Vlladimir Pançevski është për shkak të hard-diskut të gjetur dhe të konfiskuar me bisedat e përgjuara te biznesmeni Lupço Paleski. Edhe pse këtë nuk e konfirmoi PSP-ja, urdhri gjyqësor për bastisjeje i lëshuar nga Gjykata e Gjevgjelisë tregon qartë lidhjen midis të dy rasteve. Në sqarimin qëndron:

Urdhër gjyqësor për bastisje të Vladmir Pançevski

Ka indikacione se dëshmi relevante gjenden te personi Ljupço Paleski, sepse gjatë bastisjes janë konfiskuar një numër i madh i dëshmive elektronike, mbi të cilat tani kryhet ekspertizë në Ministrinë e Brendshme. Analizat fillestare tregojnë se i dyshuari më 14.08.2017 ka bërë fshirjen dhe enkriptimin e të dhënave elektronike.

PSP dyshon se Paleski ka kryer tri vepra penale, Shpërdorim të detyrës zyrtare, zbulimin e sekreteve zyrtare dhe dhënie ndihmë autorit, pas veprës së kryer penale. Në arsyetimin e gjykatës theksohet se me bastisjen te Pançevski do të sigurohen dëshmi për rastin me bisedat e përgjuara të konfiskuara te Lupço Paleski.

Urdhër gjyqësor për bastisje të Vladmir Pançevski

Në shtëpinë dhe tek personi Vlladimir Pançevski mund të gjenden kompjuterë, pajisje kompjuterike, pajisje lëvizëse, memorie – hard-disqe të jashtme, USB, CD, DVD dhe pajisje të tjera që përdoren për mbledhjen dhe bartjen e të dhënave, aparate telefonike që përmbajnë informata relevante për procedurën hetimore, apo do të gjenden gjurmë të veprës penale dhe mjete të rëndësishme për procedurën penale.

Janeva të enjten e kaluar ishte e kujdesshme që të mos zbulojë detaje për bastisjen tek gjyqtari Pançevski, por përmendi se është për shkak të një procedure tjetër parahetuese. Ajo theksoi se, ai ka kurdisur lëndë te gjyqtarë të cilët i ka konsideruar si të përshtatshëm dhe se ka pasur qasje nga shtëpia në sistemin AKMIS .

Bastisja buron nga bisedat e përgjuara nga të ashtuquajturat bomba për këtë rast?

Jo, kjo lidhet me një tjetër lëndë, që del nga bisedat telefonike të personave të cilët ishin në monitorim operativ dhe lidhen me një lëndë tjetër parahetuese- tha Katica Janeva.

Ish shefi i Penales, Vlladimir Pançevski i mohoi pretendimet e Janevës dhe lidhjen me biznesmenin Lupço Paleski. Ai akuzoi se është bastisur brutalisht. Prej tij janë marrë dy telefona celularë dhe kompjuterë, por pretendon se hetuesit e PSP-së, ia kanë vjedhur çelësin e shtëpisë. Ai paralajmëroi kallëzime penale ndaj Katica Janevës, Lençe Ristoskës dhe gjykatëses Zlata Popova e cila ka lëshuar urdhrin e bastisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat