Savevski: Buçkovski duhet të jetë në Shutkë e jo në tubimin e LSDM

Maqedonia

Savevski: Buçkovski duhet të jetë në Shutkë e jo në tubimin e LSDM

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 16:56
Zdravko Savevski

Bashkëpartiaku i Mariglen Demerit, i cili akuzohet për sulmin në zyrën e presidentit Zdravko Savevski ka thënë se tani do të shohim se a kemi një sistem të drejtë.

Sipas tij Demiri do të shpallet i pafajshëm. Ai para kamerave ka përmendur edhe ish kryeministrin e Maqedonisë, Vllado Buçkovski për të cilin tha se  në vend që të merr ftesë për në burgun e Shutkës ai ka pranuar ftesë të marr pjesë në tubimin e LSDM.  

Shohim se Buçkovski në vend që të jetë në Shutkë i ndodhet në tubimin e LSDM për të kërkuar që kriminelët të përfundojnë në burg. Sipas tij LSDM po rehabiliton kriminelët të cilët kanë aktvendime të plotfuqishme që të vuajnë dënimin me burg, si ish kryeministri Buçkovski kurse për betejën e saj për demokraci dhe të drejta sociale anëtarët e “Levicës” i maltreton nëpër gjyqe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat