Reagon kandidati i Aleancës për Komunën e Haraçinës ndaj tubimit të LSDM

Maqedonia

Reagon kandidati i Aleancës për Komunën e Haraçinës ndaj tubimit të LSDM

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 16:57
Isen Ramadani

Dje kishim rastin të shohim për herë të parë në Haraçinë një grup goxha i madh turistësh nga Maqedonia Lindore,të cilët kishin ardhur të na thonë se do ta sjellin jetë në Haraçinë, që do të thotë se ne deri tani nuk paskemi pas jetë por atë dot naj sjellin ata Turistat e Strumicës dhe Murtinos që nuk i njeh askush më larg se në Beograd e në Athinë, ka reaguar kandidati i ASH, Isen Ramadani.

Postimi i tij në rrjetet sociale : Keni  ardhur me na tregu se çka na duhet se ne qenkemi të pa ditur (budall),po ju them se Haraçina ka djem e vajza të shkolluar e të ditur që munden me ju mbajte ligjërata Juve të Murtinos e Strumicës.

Haraçina nuk do të lejoj që të na nënçmoni inteligjencën dhe të na ulni krenarinë. Dot ju çojmë andej nga keni ardhur. Ju jeni po ata të njëjtit që e keni themelua SITEL TV që 20 vite e ka nxi Haraçinën duke na quajte element destabilizues dhe kriminel,mos mendoni se i kemi harru ato gjana. Edhe dy gjëra nuk i kam të qarta : Kundër kandidatja ime kujt ju drejtua vetëm në gjuhën maqedonase shqiptarëve të Haraçinës që don ti asimiloj e këtë të jeni ttë bindur se nuk do ta arrij apo turistëve te Strumicës edhe Murtinos që ua prezantoj Jetën ne Haraçinë e që atyre nuk ju intereson aspak jeta jonë në Haraçinë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat