Formohet grup punues për masat e buta për energji elektrike në Maqedoni

Maqedonia

Formohet grup punues për masat e buta për energji elektrike në Maqedoni

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 00:22
Ilustrim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi informatën për shkallën e implementimit të masave reformuese në sferën e energjetikës, dhe solli vendim për formimin e grupit punues për realizimin dhe ndjekjen e aktiviteteve nga masat e buta për energji elektrike.

Në Grupin punues, siç informojnë nga shëprbimi qeveritar për shtyp, do të ketë përfaqësues nga zyra e kryetarit të qeverisë, kabineti i zëvendësit të kryetarit të qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Kabineti i zëvendësit të kryetarit të Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, Komisioni rregullator për energjetikë, MEPSO, ELEM dhe Komisioni për mbrojtje të konkurrencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat