Qeveria paralajmëron reforma edhe në “Planin 3-6-9”

Maqedonia

Qeveria paralajmëron reforma edhe në “Planin 3-6-9”

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 00:31
Qeveria e Maqedonise

Qeveria sot në pjesën e seancës për ndjekjen e situatave dhe përparimin në procesin e integrimit evropian, e shqyrtoi dhe miratoi pasqyrën faktografike të statusit të implementimit të masave të parapara në planin 3-6-9.

Qeveria i obligoi të gjitha ministritë e prekura dhe Sekretariatin e Përgjithshëm, t’i shqyrtojnë rekomandimet nga raporti i grupit të ekspertëve të lartë, të udhëhequr nga Reinhard Priebe dhe nëse vlerësojnë se një pjesë e rekomandimeve nuk janë adresuar në mënyrë adekuate në përcaktimet 6 dhe 9 nga Plani 3-6-9, t’i plotësojnë dhe t’i parashtrojnë deri te Sekretariati për Çështje Evropiane më së voni deri 10 tetor të këtij viti.

Qeveria në seancën e sotme e obligoi kabinetin e kryeministrit që të konsultohet me kabinetin e kryetarit të Kuvendit për modelin për konsultim me opozitën lidhur me Planin 3-6-9, dhe së bashku me Sekretariatin për çështje evropiane të organizojnë takim konsultativ me numrin reprezentativ të organizatave qytetare lidhur me realizimin e Planit 3-6-9, qëndron në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat