Shekerinska: Pjesëtarët e ARM-së prej 1 janarit të vitit 2018 do të marrin rroga më të larta për 10 për qind

Maqedonia

Shekerinska: Pjesëtarët e ARM-së prej 1 janarit të vitit 2018 do të marrin rroga më të larta për 10 për qind

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 08:30
Radmilla Shekerinska

Pjesëtarët e ARM-së prej 1 janarit të vitit të ardhshëm do të marrin rroga më të larta për 10 për qind, paralajmëruan ministrat e Mbrojtjes dhe Financave, Radmilla Shekerinska dhe Dragan Tevdovski gjatë vizitës së sotme në kazermën "Jane Sandanski" në Shtip.

"Pas negociatave të gjata që i zhvilluam edhe në kuadër të Qeverisë dhe me ministrin e Financave, arritëm të sigurojmë jo vetëm më shumë mjete për mbrojtjen në vitin 2018 por të sigurojmë edhe mjaft mjete që të gjithë pjesëtarët e përbërjes së armatës prej janarit të vitit 2018 të kenë rritje të rrogës në shumë prej 10 për qind. kjo po ndodhë pas një kohe të gjatë, pas një kohe paarsyeshëm të gjatë dhe me të drejtë pjesëtarët e Armatës kritikojnë se në tërë këtë periudhë kanë qenë të anashkaluar dhe të harruar", thotë Shekerinska.

Ajo theksoi se si Qeveri dhe Ministri dëshirojnë ta përmirësojnë atë padrejtësi dhe t'i përmirësojnë kushtet për punë në objektet e ARM-së, e me atë edhe se Maqedonia është e përcaktuar për anëtarësim në NATO, i cili, ndërkaq, do të sjellë investime të reja, por edhe pajisje për armatën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat