Maqedonia sot shënon ditën e kryengritjes antifashiste

Maqedonia

Maqedonia sot shënon ditën e kryengritjes antifashiste

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 09:10
Ilustrim

76 vite nga fillimi i kryengritjes antifashiste dhe luftës çlirimtare, sot në Maqedoni do të shënohen me disa aktivitete të organizuara nga Qeveria, Kuvendi, Lidhja e luftëtarëve dhe Komunat e Prilepit dhe Kumanovës.

Festimi qendror do të mbahet paradite para përmendores së çlirimtarëve të Shkupit, në oborrin e qeverisë. Përfaqësues të qeverisë, Kuvendit dhe institucioneve tjera shtetërore do të vendosin lule në përmendore.

Tradicionalisht me rastin e kësaj feste në Kuvendin e Maqedonisë pasdite do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat