VMRO-DPMNE: Kur është LSDM në pushtet mbizotëron krimi, korrupsioni dhe varfëria

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Kur është LSDM në pushtet mbizotëron krimi, korrupsioni dhe varfëria

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 11:26
VMRO-DPMNE

Në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së thuhet se funksionarët e LSDM-së janë pasuruar në mënyrë kriminele, ndërsa qytetarët janë shpërblyer me ulje të pagave dhe rritje të varfërisë në vend.

“Kur LSD është në pushtet, gjithkund valon krimi, korrupsioni dhe nepotizmi. Zaev dhe kriminelët e tyre dhe klanet nepotiste e shfrytëzuan qeverinë për pasurimin e tyre personal. Kushëriri i Zaev, Trajçe Zaev arriti të blejë gjigantin “Geras Cunev”, i cili ka një hapësirë prej 7000m2 dhe atë për vetëm 20.000 euro. Kjo shumë faktikisht nuk mjafton as për të blerë një garsonierë me hapësirë prej 20m2.

Sekretari gjeneral Dragi Rashkovski nuk lëshoi shansin të punësojë familjarët e tij në funksione shtetërore. Gjithashtu u vet emërua si anëtar i bordit të “Telekom”-it me qëllim që çdo muaj të fitojë nga 500 euro honorare”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat