Bejta: Do ta bëj Gostivarin qytetin më të pastër në Maqedoni

Maqedonia

Bejta: Do ta bëj Gostivarin qytetin më të pastër në Maqedoni

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 11:30
Nevzat Bejta

Gjelbërim, kujdes për të moshuarit, konkretisht Qendër për të moshuar, ujë për gjithë Gostivarin, si dhe menaxhim me deponinë dhe ujërat e zeza… dhe qyteti i Gostivarit do bëhet qyteti më i pastër në Maqedoni.

Kështu ka thënë kryetari aktual i Gostivarit, njëherësh kandidat për mandatin e radhës, Nevzat Bejta në debatin parazgjedhor në RTVM2. Bejta ka përmendur edhe themelimin e një Qendre për aktivitete rinore, ndërsa ka premtuar edhe themelimin e një leximore-bibliotekë për nxënësit dhe studentët e Gostivarit.

Ai ka përmendur gjithashtu edhe rregullimin e urave dhe sheshit të Gostivarit, derisa ka siguruar se projektet në Programin e tij 2017-2021 do të realizohen në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat