Dimitrov: Do të bëjmë gjithçka që të tregojmë se meritojmë të jemi pjesë e BE-së

Maqedonia

Dimitrov: Do të bëjmë gjithçka që të tregojmë se meritojmë të jemi pjesë e BE-së

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 16:59
Nikolla Dimitrov

“Do të bëjmë gjithçka që ta bindim çdo vend anëtar dhe Komisionin se meritojmë që në qershor të vitit të ardhshëm të kalojmë në fazën e ardhshme të eurointegrimeve dhe të fillojmë bisedimet me BE-në”, tha Nikolla Dimitrov, në mbledhjen ministrire të vendeve të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Budapest.

Ai shtoi se edhe pse rajoni jonë është i rrethuar me vende anëtare të BE-së, Maqedonia ka qenë disa vite në kufinjtë e ndikimit politike të BE-së.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundeve dhe do të fokusohemi në reformat brenda, pasi qëllimi jonë i vetëm është që Maqedoninë ta bëjmë demokraci evropiane. Nuk do të zihemi me fqinjët, edhe pse ekzistojnë tundime”, tha Dimitrov.

Mbledhja e sivjetme në Budapest mbahet në kuadër të presidencës së Hugarisë me grupin e Vishegradit, ndërsa marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Estonisë, Rumanisë dhe Sllovenisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat