Sijarto fton BE-në deri në mars të fillojë bisedimet me Maqedoninë

Maqedonia

Sijarto fton BE-në deri në mars të fillojë bisedimet me Maqedoninë

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 17:02
Peter Sijarto

Hungaria kërkon fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE, më së voni deri në tremujorin e parë të vitit 2018, tha ministri i Punëve të Jashtëm hugarez, Peter Sijarto.

Ai i bëri thirrje BE-së të përshpejtojë integrimet evropiane për Ballkanin Perëndimor, ndërsa bisedimet për anëtarësim për Maqedoninë dhe Shqipërinë propozon që të fillojnë deri në mars të vitit të ardhshëm.

“Përshpejtimi i procesit për anëtarësim është garancë për sigurinë. Jostabiliteti dhe tensionet në Ballkanin Perëndimor paraqesin rrezik serioz për gjithë Ballkanin. Kemi kërkesë në këtë drejtim”, tha Sijarto.

Në mbledhjen ministrore të vendeve të grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Budapest merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat