Zaev: Memorandumi për mirëkuptim ofron zgjidhje për të gjitha palët

Maqedonia

Zaev: Memorandumi për mirëkuptim ofron zgjidhje për të gjitha palët

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 17:16
Zoran Zaev

Me Memorandumin për mirëkuptim që Qeveria duhet ta nënshkruajë me Jugohromin, kombinati në pranverë do të mund ta rifillojë prodhimin, pasi të ketë plotësuar kriteret ekologjike, punëtorët do të kthehen në vendet e punës, ndërsa do të plotësohen edhe kërkesat e shoqatave ekologjike, tha sot kryeministri Zoran Zaev.

“Pronari dhe faktori kapital dhanë garancë të drejtpërdrejtë për furnizim me filtra dhe montimin e tyre në Jugohrom. Të punësuarit pranuan që menjëherë pas vendosjes së filtrave të kthehen në punë dhe ajo është pjesë e marrëveshjes ndërmjet tyre. Shoqatat ekologjike dhe qytetare janë të kënaqura sepse nuk do të fillojë puna e Jugohromit pa vendosjen e filtrave, ndërsa shteti morri obligimin që të furnizojë Jugohromin me lejen A-ekologjike të integruar. Në këtë mënyrë kemi një gjendje të kënaqshme për të gjitha palët. Qytetarët e dinë se nuk do të ketë ndotje nga Jugohrom, punëtorë e dinë se në pranverë do të jenë në punë, pronari i fabrikës ka garancë se do të marrë lejen ekologjike nga shteti dhe Jugohrom do të funksionojë në kapacitet të plotë”, tha Zaev.

Në pyetjen se a bëhet fjalë për marketing politik zgjedhor, Zaev tha se Qeveria punon në atë që paraqet detyrim dhe për atë që ka punuar informon në pajtim me tranparencën si imperativ pune, ndërsa për atë se a është marketing zgjedhor do të vlerësojnë qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat