Media austriake: BDI nga bashkëqeverisëse me OBRM në koalicion me LSDM, partitë maqedonase lusin shqiptarët për të fituar Shkupin

Maqedonia

Media austriake: BDI nga bashkëqeverisëse me OBRM në koalicion me LSDM, partitë maqedonase lusin shqiptarët për të fituar Shkupin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 tetor 2017 Në ora: 21:36
Pamje nga Shkupi

Të dielën janë zgjedhjet komunale në Maqedoni dhe komuna më e rëndësishme është Shkupi. Në fakt është testi i parë për qeverinë e re maqedonase, shkruan “Wiener Zeitung”. Qeveria e kryesuar nga LSDM sëbashku me disa parti shqiptare i dhanë fund sundimit dhjetëvjeçar të OBRM-PDUKM përmes përgjimeve që nxjerrnin në pah korrupcionin dhe krimin.

Kabineti i ri me 62 nga 120 deputetët, ka agjendë luftën kundër korrupcionit, krijimin e shtetit ligjor në të gjitha fushat, fuqizimi i të drejtave të gjithë grupeve etnike në shtetin multietnik. Kredoja e tyre: tolerancë dhe respekt në vend të frikës. Qëllimi fisnik: integrimi i vendit në NATO dhe BE.

Nëse do fitonte zgjedhjet komunale OBRM-PDUKM atëherë qeveria Zaev do jepte grahmat e fundit, bile nuk mohohen edhe zgjedhjet e reja parlamentare. Në shtetin fragjil të Maqedonisë kjo do thoshte - kërcënime për turbulenca të reja.

Lutje për shqiptarët

Në fund media austriake thekson se gara vendimtare në Shkupin me një të tretat e banorëve të Maqedonisë do zhvillohet mes Koce Trajanovskit të OBRM, që kërkon mandatin e tretë, kundër Petre Silegov nga LSDM.  Të dy përpiqen për votat shqiptare, pasi ata përbëjnë rreth një të katërtat e votuesve.

Trajanovski ka zgjedhur si këshilltar shqiptar për të bindur që ta votojnë atë, ndërsa LSDM ka mbështetjen e partisë më të fuqishme shqiptare BDI, e cila ndryshoi orientimin në maj nga bashkqeverisëse e OBRM në aleancë me LSDM. Si shpërblim për mbështetjen e BDI-së në Shkup për LSDM, kjo e fundit do mbështet atë në Tetovë, Gostivar dhe Dibër./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat