Gruevski: Epoka e re do të sjellë 150 mijë vende të reja pune

Maqedonia

Gruevski: Epoka e re do të sjellë 150 mijë vende të reja pune

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 00:21
Nikola Gruevski

Epoka e re do të sjellë 150 mijë vende të reja pune në Maqedoni në dekadën e ardhshme dhe një rënie në papunësisë nën 10 për qind, tha lideri i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski në tubimin e sotëm në Delçevë.

“Ne do të jemi në gjendje ta zvogëlojmë papunësinë nga 22 në 10 për qind në dekadën e ardhshme dhe të hapim së paku 150 mijë vende të reja pune. Një epokë e re me të ardhura për banor me 2.5 herë më të lartë , respektivisht nga pesë deri në 12 mijë dollarë për një banor. Një epokë e re e taksave më të ulëta. Paga, subvencione dhe pensione  më të mëdha”, tha Gruevski.

Nga Delçeva, ai njoftoi dy projekte të reja të VMRO-DPMNE-së.

“Të fitosh një shtëpi tënden, e cila është e rëndësishme sidomos për familjet e reja. Komponenti i dytë i këtij projekti ka të bëjë me përmirësimin e shtëpive ekzistuese. Ne propozojmë heqjen ose zvogëlimin e taksave komunale, të mund të përdoret në këtë rast, nëse një familje dëshiron të përmirësojë dyshemenë në një shtëpi ekzistuese. Përqindjet e reduktimit të taksave komunale janë identike me ndërtimin e një shtëpie të re”, tha Gruevski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së para qytetarëve të Dellçevës tha se  parashikojnë lehtësimin e borxheve për familjet e rrezikuara sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat