KSHZ e Maqedonisë filloi me shpërndarjen e materialit zgjedhor

Maqedonia

KSHZ e Maqedonisë filloi me shpërndarjen e materialit zgjedhor

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 10:19
Ilustrim

Komisioni shtetëror zgjedhor i Maqedonisë sot filloi me distribuimin dhe pranim-dorëzimin e materialit zgjedhor në komisionet zgjedhore komunale (KZK) për zgjedhjet lokale të caktuara për të dielën.

Në pajtim me afatin zgjedhor, KSHZ-ja materialin zgjedhor e dorëzon në KZK më së voni në afat prej 72 orëve para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa KZK është i obliguar një ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve ta dorëzojë materialin zgjedhor në këshillat zgjedhore.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat