Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi, ja kur fillon punën "Jugohrom"

Maqedonia

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi, ja kur fillon punën "Jugohrom"

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 13:57
Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi

"Jugohrom" nga Jegunovci duhet të fillojë me punë nga fundi i majit apo fillim të qershorit të vitit të ardhshëm, me vendosjen e filtrit për filtrimin e furrave 7 dhe 8.

Kjo u theksua në nënshkrimin e sotëm të memorandumit për mirëkuptim mes Qeverisë, “Jugohrom”-it dhe të punësuarve në kombinat. Memorandumin e nënshkruan zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, Vasko Skenderovski, përfaqësues i “Jugohrom”-it dhe Bajram Amiti, nga Sindikata e të Punësuarve në fabrikë.

Me Memorandumin, siç theksoi zëvendëskryeministri Angjushev, mundësohet siguri për ardhmërinë e fabrikës.

“Fabrika do të fillojë të punojë, pronari do të investojë në sistemin për filtrim, gjegjësisht vendosjen e filtrave, ndërsa Qeveria obligohet t’i servisojë më shpejt procedurat administrative, ndërsa punëtorët marrin siguri se do të vazhdojnë të punojnë”, theksoi Angjushev.

Skenderovski siguroi se “Jugohrom”-i nuk do të punojë pa filtra dhe paralajmëroi se ato do të vendosen në mënyrë etapore.

Sipas Bajram Amitit, Qeveria do të gjejë mekanizëm që të kryhet presion deri te pronari i “Jugohrom”-it që ta realizojë investimin.

Investimi për sistemin për fltrim e siguron pronari i “Jugohrom”-it. Investimi i plotë është vlerësuar në 12 milionë euro, ndërsa vetëm për furrat 7 dhe 8 është 4,5 milionë euro.

“Jugohrom”-i tërërisht e ndërpreu procesin e prodhimit më 2 nëntor të vitit 2016, me ç’farë rreth 800 të punësuar mbetën pa punë. Udhëheqësia e kombinatit vendosi ta zbatojë vendimin e Inspektoratit për Mjedis të Jetesës për mbylljen e fabrikës për shkak të mosrespektimit të afatit përfundimtar për ndërtimin e stacionit të filtrimit që skadoi më 30 tetor të vitit 2016. Të punësuarit në “Jugohrom” pastaj disa herë protestuan duke  zgjidhje të problemit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat