Carovska tregon sa përqind ka rritje të pagës për të punësuarit në Çerdhe

Maqedonia

Carovska tregon sa përqind ka rritje të pagës për të punësuarit në Çerdhe

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 15:26
Carovska

Efekti i përgjithshëm nga rritja e rrogës minimale dhe rritjes për 2% për të punësuarit në çerdhe do të jetë rreth 2.040 denar, varësisht prej vendit të punës, deklaroi sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Carovska.

Paga minimale në të ardhmen nuk do të mund të anashkalohet nga punëdhënësit dhe nuk mund të kalojnë paga më të ulëta nga 12 mijë denarë, deklaroi Carovska, sepse kjo gjë është e paraparë me ligj dhe e rregulluar përmes Drejtorisë për të Ardhura Publike.

"Paga bazë bruto para rritjes për 2 % në muajin shtator për vende të caktuara të punës arrinte shumën prej 15.090 denar. Me rritjen prej 2% të pagës se njëjtë bruto marrin shumën prej 15.392 denarësh, ndërsa me rritjen e pagës minimale për pagën e njëjtë bruto marrin 17.130 denarë, që do të thotë varësisht prej vendit të punës efekti për rritjen prej 2% si dhe rritja e pagës minimale për të punësuarit nëpër çerdhe do të arrijë 2.040 denarë",  tha Milla Carovska, Ministre për Punë dhe Politik Sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat