Pushteti qendror në Maqedoni nuk do t’i diskriminojë komunat e udhëhequra nga partitë opozitare

Maqedonia

Pushteti qendror në Maqedoni nuk do t’i diskriminojë komunat e udhëhequra nga partitë opozitare

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 19:11
Pamje nga takimi

Anëtarët e misionit mbikëqyrës të Kongresit të pushtetit lokal dhe rajonal të Këshillit të Evropës, të cilët do ta vëzhgojnë procesin e realizimit të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, sot realizuan takim me ministrin për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu dhe zv.ministrin, Dejan Pavleski.

Misioni vëzhgues i Kongresit të pushtetit lokal dhe rajonal theksuan se funksionimi i vetëqeverisjes lokale në Maqedoni do të jetë lëndë e mbikëqyrjes gjatë vitit të ardhshëm. Në këtë takim theksi i bisedës u vendos në bashkëpunimin ndëmjet pushtetit qendror dhe lokal pas zgjedhjeve lokale dhe konkretisht, bashkëpunimi i Ministrisë për vetëqeverisje lokale me kryetarët e komunave nga rradhët e partive opozitare, zbrazëtira financiare ndërmjet kompetencave dhe mjeteve me të cilat posedojnë komunat për funksionim të rregullt të tyre, si dhe përdorimi i gjuhës së bashkësive etnike të përfaqësuara me më shumë se 20 për qind, në nivel lokal dhe kombëtar.

“Tani është çasti i duhur për të qenë dëshmitarë të shpirtit demokratik në shoqëri dhe dëshirës së Qeverisë së re për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet dialogut. Ne tani bëjmë analizat tona me qëllim të identifikimit të shkaqeve për mosfunksionimin e dialogut ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal dhe kemi vendosur synim për eliminimin e korrupsionit dhe të kemi zhvillim të barabartë rajonal”, tha ministri Fazliu.

Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve lokale, ministri Fazliu edhe njëherë theksoi se pa marrë parasysh se nga cila parti do të jenë kryetarët e ardhshëm të komunave, Ministria për vetëqeverisje lokale do ta zgjasë dorën e bashkëpunimit dhe ndihmës për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat