Gruevski: Na jepni edhe 10 vite tjera dhe do të punësojmë 150 mijë qytetarë tjerë

Maqedonia

Gruevski: Na jepni edhe 10 vite tjera dhe do të punësojmë 150 mijë qytetarë tjerë

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 09:48
Nikolla Gruevski

Në dekadën e kaluar gjetëm 560 mijë persona të punësuar, ndërsa tani pas vetes lamë 733 mijë të punësuar, ndërsa në dekadën e ardhshme do të ketë edhe 150 mijë vende pune për qytetarët, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në mitingun e mbrëmshëm në Aerodrom të Shkupit.

"Vetëm edhe disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 15 tetorit. Këto zgjedhje lokale nuk janë të thjeshta. Vendimi juaj është shumë i rëndësishëm. Ky vendim është se çfarë të ardhme do të ketë shteti ynë dhe çfarë të ardhme do të kenë fëmijët tuaj, për shtetin tonë të përbashkët", theksoi Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat