Hutchison: Maqedonia mund të jetë anëtarja e radhës në NATO

Maqedonia

Hutchison: Maqedonia mund të jetë anëtarja e radhës në NATO

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 10:54
Kay Bailey Hutchison

“Maqedonia është vendi i radhës që mund të përmbushë kriteret për anëtarësim në NATO dhe unë e mbështesë, por problemi është emri “Maqedonia”, i cili duhet të jetë i pranueshëm edhe për Greqinë”, deklaroi Kay Bailey Hutchison, ambasadore e përherëshme e SHBA-ve në NATO:

E pyetur se si ambasadore a do të angazhohet që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, Hutchison tha se Aleanca ka politikën e “dyerve të hapura” për vende të reja, por ata duhet të përmbushin disa rregulla demokratike dhe standarde ushtarake.

“Para 10-15 viteve kishte debat dhe u soll vendimi të kemi politikë të dyerve të hapura dhe ty kyçim Ballkanin dhe vendet Baltike dhe të kemi standarde që do t’i përforcojmë. Nëse kemi standarde të plotësuara të demokracisë, ushtrisë dhe sundimit të së drejtës, atëherë këto vende do të jenë të gatshme të mbrohen edhe vetë dhe të mbeten vende demokratike në afat sa më të gjatë”, tha Hutchinson.

Ajo shtoi se kontesti me Greqinë nuk ka votim njëzëri për anëtarësimin e Maqedonisë.

“Mendoj se gjithë e shohin Maqedoninë dhe përmbushjen e saj të standardeve. Ka edhe pak deri në përmbushjen e plotë, por besoj se nëse thonë se janë afër marrëveshjes për kontestin e emrit, duhet të ketë konsenzus. Mendoj se janë afër”, tha Hutchison.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat