Mbi 5 mijë vëzhgues vendor dhe 373 të huaj do të ndjekin zgjedhjet lokale

Maqedonia

Mbi 5 mijë vëzhgues vendor dhe 373 të huaj do të ndjekin zgjedhjet lokale

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Për ndjekjen e zgjedhjeve lokale të 15 tetorit në Maqedoni, deri tani në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) janë akredituar 5011 vëzhgues vendor dhe 373 të huaj. Ndërsa në KSHZ deri tani janë akredituar gjashtë gazetarë.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KSHZ-së, numër më të madh të vëzhguesve vendor ka organizata joqeveritare MOST – 2843, pastaj shoqata qytetare “Sinergija” – 1829, Qendra për liri CIVIL – 191, Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare – 125, Qendra për kuptim dhe bashkëpunim institucional – 17 dhe Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim – 6 vëzhgues.

Nga të huajt, numër më të madh vëzhguesish ka misioni i OSBE/ODIHR – 198, Ambasada e SHBA-ve – 33, Delegacioni i BE-së – 23, Qendra ndërkombëtare studimore – 18 dhe organizata tjera.

Vëzhgues kanë akredituar edhe Zyra e NATO-s në Shkup dhe Ambasada e Rusisë, Shqipërisë, Austrisë, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Holandës, Italisë dhe Sllovakisë.

Gjithashtu në KSZH janë akredituar edhe 294 përkthyes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat